Ja si të përgatitni lulelakër turshi

Ja si të përgatitni lulelakër turshi

Përbërësit

1.5 kg lulelakër
1.5 l ujë
500 ml uthull
125 gr sheqer
100 gr krip
20 gr biber i zi kokërr
2 gr konzervans
2 gr vinobran mbrojtës vere

Hapat

Pastrojmë lulelakrën dhe ndajmë në pjesë më të vogla të cilat i kullojmë dhe radhisim nëpër kavanoze.

Në një enë tjetër qesim ujin, uthullën, kripën, sheqerin, piperin e zi kokërr, konzervansin dhe vinobranin.

Të gjitha këto i vlojmë dhe ziejmë për 15 minuta dhe lëmë të ftohet tërësisht me pas.

Kavanozet i mbushim me shëllirën e zier dhe të ftohur tashmë dhe mbyllim mirë hermetikisht.