Ja përse duhet ta keni në tryezë këtë ushqim

Ja përse duhet ta keni në tryezë këtë ushqim

Ushqimet që shumë nga ne blejmë çdo ditë, kanë po aq shumë përfitime shëndetësore sa ato që njihen si superushqime.

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira. Një racion i vetëm siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

Sipas studimeve, lulelakra ndihmon në rënien në peshë, zhbllokon arteriet, ul rrezikun e zhvillimit të kancerit, Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit dhe mbron shëndetin mendor. Vitamini B ka efekt të jashtëzakonshëm në funksionimin e trurit. Nëse kosnumoni lulelakër vazhdimisht, do të keni kujtesë shumë më të mirë./21Media