Amorphophallus titanum, ose titan arum, është e njohur për erën e pakëndshme që lëshon dhe zgjat rreth tri ditë

Amorphophallus titanum, ose titan arum, është e njohur për erën e pakëndshme që lëshon dhe zgjat rreth tri ditë

 

Vizitorët ishin mbledhur në kopshtin britanik në qytetin belg Meise për të nuhatur lulet me erën më të keqe në botë.

Lulja, që formalisht njihet si Amorphophallus titanum, ose titan arum, është e njohur për erën e pakëndshme që lëshon dhe zgjat rreth tri ditë.

Është shumë e rrallë që të shohësh më shumë se një lulëzim të titan arum njëkohësisht jashtë mjedisit të vet natyror në Sumatra, Indonezi, transmeton rtv21.tv

Sera në Meise i ka pesë lule dhe është hera e parë që dy kanë çelur në të njëjtën kohë.

Merr tri deri në 10 vite që lulja të piqet dhe gjethet e kuqe rrinë të hapura vetëm dy ditë.

Gjatë kësaj kohe lulet lirojnë erë të mishit të prishur për të joshur insektet.

Lulet janë të gjata afërsisht 1.5 metra.

Në mjedisin e vet natyror  titan arum mund të rritet dy herë më shumë se kaq./21Media