Sivjet në kryeqytet do të mbillen mbi 450 mijë lule

Sivjet në kryeqytet do të mbillen mbi 450 mijë lule

Kryetari i Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar qytetarët se ka filluar mbjellja e luleve në kryeqytet.

Ai tha se gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450 mijë lule.

“Ka filluar mbjellja e luleve sezonale nëpër hapësirat e gjelbra të Prishtinës. Gjatë këtij viti do të mbillen mbi 450.000 lule, të cilat janë duke u kultivuar nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura””, ka shkruar i pari i Prishtinës duke ia bashkangjitur postimit edhe disa fotografi./21Media