Ato duken bukur afër njëra-tjetrës

Ato duken bukur afër njëra-tjetrës

Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Medës është ndër emrat, për të cilën shkruhet mjaft në mediat rozë. Luljeta është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të shumta nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te këto të fundit, para pak çastesh Lulja ka publikuar një imazh të bukur përkrah këngëtares së mirënjohur kosovare, Violeta Kajtazit.

Krahas fotografisë së publikuar në instagram, ku po merr pëlqime dhe komente të shumta, Lulja ka lënë edhe një shkrim.

“Sa e bukur dita,me njerzë pozitiv!”, ka shkruar gruaja e Medës.

Nga imazhet e hedhura në instagram, ku numëron 98 mijë e 100 ndjekës, Luljeta shihet se ka raporte të mira me një numër të madh të këngëtareve të estradës.

Ndryshe, Luljeta dhe Meda kanë së bashku katër fëmijë./21Media