Lulzim Mjeku pranohet ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite

Mjeku: I nderuar të pranohem nga Naltmadhnia e tij Mbreti Selman

Lulzim Mjekun, i emëruar ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite, zyrtarisht e pranoi Mbreti Selman.

Këtë e bëri të ditur ambasadori Mjeku me anë të një postimi në Facebook.

“I privilegjuar dhe i nderuar të pranohem si ambasador i Kosovës nga Naltmadhnia e tij Mbreti Selman Bin Abdulaziz Al-Saud”, u shpreh ambasadori Lulzim Mjeku pas ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve.

Back to top button