Ai tha se Kosova mund të përballet me sanksione

Ai tha se Kosova mund të përballet me sanksione

Ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd i ka quajtur shtetshkatërrues tre liderët institucionalë të Kosovës.

Lulzim Peci, ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd i ka quajtur shtetshkatërrues tre liderët institucionalë të Kosovës.

“Për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që në realitet janë shtet-shkatërrues te vendit tone”, tha Peci përmes një shkrimi në “Facebook”.

Peci më tutje ka parashikuar që Kosova mund të jetë një shtet që mund të përballet me sanksione.

“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë veten që të jetë shtet që do të përballet me sanksione – prej izolimit individual të të ashtuquajturëve liderë, deri te suspendimi i MSA-së”, shkroi më tutje Peci.

Lulzim Peci reagoi kështu, pasi u publikua rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilin është përfshirë edhe Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara me të cilin iu hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.