Rastin e veteranëve nga sot do ta merr një prokuror tjetër

Rastin e veteranëve nga sot do ta merr një prokuror tjetër

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë sot se është caktuar një prokuror tjetër në rastin e veteranëve.

Ai në një konferencë për media tha se prokurori Blakaj i ka pasur emrat, por nuk janë përfshirë në aktin akuzues, pasi sipas tij, me këtë do të merrej masa e përkohshme.

Lumezi ka treguar se nga sot rastin në fjalë, që deri më tani e kishte prokurori Elez Blakaj, do ta ketë një prokuror tjetër.

“Ju e dini se me vendimin tim, në bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatuesit e ligjit kemi vendosur që të fillojmë hetimet për veteranet e luftës. 11 qershor është ngritur një aktakuzë. Duke e parë këtë situatë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e aktakuzës sipas sugjerimi të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe shumë shpejt do ta dorëzojmë aktakuzën në Gjykatën kompentete. Sot është caktuar prokurori që do të merret me rastin”, ka deklaruar ai.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji siç thotë ai për shkak të kërcënimeve, që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror.    /21Media