Lumezi: Kosova ka arritur të parandaloj disa tentativa për terrorizëm

Banks: Ndërprerja e financimit të terrorizimit, çelësi kryesor për luftimin e tij

Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë vazhdojnë të mbesin sfida për institucionet e Kosovës, ani pse ka rezultate të prekshme gjatë viteve të fundit në parandalimin e terrorizmit dhe financimin e saj. Kështu u tha në punëtorinë dy ditore në Prishtinë, me temën “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”. Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, theksoi se lufta kundër terrorizmit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe korrupsionit janë elemente shumë të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Prandaj, sipas tij, kjo rrugë kërkon që të hetohen dhe ndëshkohen të gjithë ata individë që paraqesin rrezik për lirinë, drejtësinë e Kosovës./21Media

 

Back to top button