Lumezi merr pjesë në konferencën rajonale në Maqedoni

Lumezi në këtë konferencë ka prezantuar kornizën ligjore dhe përvojat e Republikës së Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, me ftesë të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, po merr pjesë në punimet e konferencës dy ditore rajonale me temën “Përgjimi i komunikimeve elektronike, korniza ligjore, eksperienca dhe roli i Prokurorit Publik”.

Në këtë konferencë kryeprokurori Lumezi, ka prezantuar kornizën ligjore dhe përvojat e Republikës së Kosovës, në zbatimin e legjislacionit në fushën e përgjimit elektronik.

Në kuadër të kësaj konference, Lumezi, gjithashtu ka zhvilluar takime të ndara me kryeprokurorët e Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Mali të Zi dhe Maqedonisë.

Ndër temat kryesore të diskutimeve në këto takime ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e përgjimit të komunikimeve elektronike.

Back to top button