Lumezi: Në luftën kundër korrupsionit edhe konfiskimi i pasurisë

Çka u tha tjetër në konferencën vjetore të prokurorëve të Kosovës, ku mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi? 

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por nuk ka vendimmarrje për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së. Duke folur në këtë konferencë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.(Teskti-Albulena NUHA, kamera- Aid BËRKOLLI )./21Media

Back to top button