Ditë e veçantë për Lumin

Ditë e veçantë për Lumin

Për rep-artistin e njohur kosovar, Lumi B sot është ditë e shënuar. Reperi sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 33-vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Lumi do të marrë urime të panumërta nga personat e dashur, shoqëria e fansat e shumtë.

Lum Berisha është lindur më 09 gusht të vitit 1986. Është reper mjaft i njohur dhe i dashur për publikun anë e mbanë trojeve shqiptare. Disa nga hitet e tij ndër vite janë: “Shko” në bashkëpunim me Ledri Vulën, “Hi Lumi”, “Pse m’le”, “Kalon” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, “Simpatia” në bashkëpunim me Dhurata Dorën etj, etj.

Projekti i fundit i këngëtarit është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Lule lule”, i publikuar më 07 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 6 milionë klikime.

Sa i përket jetës private, Lumi është i martuar dhe ka një djalë./21Media