Lumi B thotë se nuk ka nevojë për fitnes

Lumi B thotë se nuk ka nevojë për fitnes

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Lumi B, ka postuar në rrjetin social Instagram një foto, ku shihet i mbuluar me djersë pas një performance në koncert.

Ajo çka e bën interesante këtë foto është se nga djersët në maicën e tij është formuar harta e Shqipërisë etnike.

Lumi B në foto duket më i dobët ndërsa ka thënë se atij nuk i duhet fitnesi për të humbur peshë.

“#map #shipnietnike #maskoncertit#paremenjers #harta #autochtonus#qapomvynfitnessi” ka qenë mbishkrimi që ai i ka lënë fotos./21Media