Sipas Bytyqit, vepra e Lumit do të vazhdojë të na bëj krenarë

Sipas Bytyqit, vepra e Lumit do të vazhdojë të na bëj krenarë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ngushëlluar familjen Lumi me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe regjisorit, Bekim Lumi.

“Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit.

Bytyqi ka shtuar se Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor dhe vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq sot pas një sëmundjeje të rëndë. Artistët kishin organizuar mbrëmje humanitare artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin. / 21Media