Lunaçek: Qeveria e ardhshme duhet ta votojë demarkacionin

Lunaçek  përmendi dy kushtet për liberalizimin e vizave

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj duhet ta votojnë Demarkacionin.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshëm dhe do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin – dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave”. Kështu ka thënë Lunaçek përmes një videomesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtar të cilët kanë mbajtur një mbledhje simuluese në Kosovë, ku edhe kanë diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave.

Studentët në këtë mbledhje kanë folur edhe për luftimin e terrorizmit, ndërsa për këtë çështje një mesazh e pati edhe Lunaçek. “Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”./kp

Back to top button