Lushtaku del nga burgu i Gërdocit

Është liruar nga burgu Sami Lushtaku

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku në këto momente ka dal nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdoc pasi që sot ai  është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë. Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike me 7 vjet burg. /21Media

Back to top button