Lushtaku dhe Mustafa sot udhëtojnë për në Hagë

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa ballafaqohen me Prokurorinë Speciale

Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e Zonës së Drenicës dhe atë të Zonës së Llapit.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore, e jo me aeroplan special siç ishte spekuluar në media.

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Dy komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa të hënën në Hagë do të ballafaqohen me Prokurorinë Speciale./21Media

Back to top button