Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

Ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi dhe  Sami Lushtaku, sot do të dalin para Gjykatës Supreme

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia me aktakuzën për  krime lufte, por  avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.

Gjykata Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t’i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike./21Media

Back to top button