Lushtaku sot ka paraqitur kandidaturën e tij

Lushtaku sot ka paraqitur kandidaturën e tij

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku sot ka paraqitur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lushtaku në Facebook.  Këtë vendim sipas tij, e ka marrë duke e parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.

Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj“, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lushtaku ka gjithashtu ka njoftuar se, Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim të procesit të zgjedhjeve të brendshme. /21Media