Lutfi Haziri shumë romantik!

Lutfi Haziri shumë romantik!

Ditë më parë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Mirvete Bajrami festuan 24-vjetorin e martesës. Ndonëse vitet po kalojnë dashuria e tyre po rritet dita-ditës. Dashurinë e pakusht që e kanë ndaj njëri-tjetrit e dëshmojnë vazhdimisht.

Vajzat e tij publikuan disa storie me familjen, ku ata shfaqen tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit. Në një storie shihet i pari i Gjilanit teksa ia puth dorën gruas së tij, duket shumë romantik, transmeton rtv21.tv

Dyshja në disa intervista kanë treguar se ata janë njohur para 28 vjetësh. Ata janë prindër të katër fëmijëve, tri vajzave dhe një djali./21Media