Luzha: Nuk duhet të ketë më militantë të partive në krye të diplomacisë

Prioritetet e MPJ pas zgjedhjeve

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kishte premtime se ajo do të marr numrin e mjaftueshëm të votave për t’u anëtarësuar  në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjë që nuk është mundur pa miratimin e Kinës dhe Rusisë. Në Speciale të RTV21, ishte e ftuar opinionistja Besa Luzha, e cila foli për qasjen që duhet ta ketë Ministria e ardhshme e Punëve të Jashtme në këto çështje.

Luzha tha se gjatë gjithë viteve të kaluara këtë pjesë e kanë kryer më shumë miqtë e Kosovës. shkruan rtv21.tv

“Ne duhet ta bëjmë këtë në koordinim, por jo t’ua lëmë komplet barrën e madhe. Qeveria e ardhshme pres që në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ketë njerëz që janë ekspert profesionistë të fushave të ndryshme, që i njohin këto marrëdhënie”, ka thënë Luzha.

Sipas saj, më nuk duhet të vazhdoj që në krye të diplomacisë të ketë ‘në shërbim militantë të partive apo struktura të grupeve të ndryshme të interesit’.

“Në këtë raport ne duhet të ulemi me miqtë tanë, ta bëjmë një strategji të qartë”, përfundoi Luzha./21Media

Back to top button