LVV: Propozimin për kryeministër ia dërgojmë presidentit ditëve në vijim

Përfundoi mbledhja e Kryesisë së LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje do t’i dërgojë ditëve në vijim Presidentit të Kosovës propozimin për madnatarin për Kryeministër.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë,

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, në ora 14:00 lideri i LVV-së Kurti pritet që të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për qeverisje. Në anën tjetër sot pasdite përfundon afati 48 orësh i caktuar nga Presidenti Hashim Thaçi për propozimin e mandatarit të qeverisë./21Media

Back to top button