Publikohet "Mafia Shqip"

Publikohet “Mafia Shqip”

Dyshja e njohur si “specialistët”,  Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë publikuar projektin e ri muzikor të cilin e kanë paralajmëruar kohë më parë, shkruan rtv21.tv

“Mafia Shqip” titullohet kënga e cila është produkt i K-Master, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet artistët Lyrical Son dhe MC Kresha.

Ana vizuale e projektit i është besuar Alban Selimajt.

Ndryshe Lyrical Son një muaj më parë publikoi këngën “Princess Diana” në bashkëpunim me Ledrin e cila u bë hit kështu duke grumbulluar mbi 15 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”, ndërsa projekti i fundit nga Mc Kresha është “Boulevard”./21Media