Pamje nga fëmijëria e reperit Lyrical Son

Pamje nga fëmijëria e reperit Lyrical Son

Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi – Arifi janë një çifti shumë i dashur për publikun, shkruan rtv21.tv.

Ata janë martuar në gusht të vitit 2014 dhe kanë dy vajza, Evën dhe Erikën.

Vajza e vogël e çiftit i ngjan shumë babait të saj. Këtë e dëshmon edhe një foto e postuar në Instagram nga reperi Lyrical Son.

Në foto shihet reperi kur ka qenë foshnje dhe reperi tash. Ai ka bërë një krahasim mes dy fotografive. Mirëpo në foton e tij shihet se sa shumë i përngjan vajza e vogël, Eva, babait të saj.

Lyrical Son përveç që është një reper shumë i suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare, ai nuk nguron të tregojë që është një prind e bashkëshort shumë i përkushtuar.

Ndryshe, projekti i fundit i reperit titullohet “Private”. Kënga është në bashkëpunim me Semiautomvtic X dhe Mc Kresha. Projekti deri tani numëron më shumë se 4 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media