Festë në familjen Arifi

Festë në familjen Arifi

Vajza e Lyrical Son, Eva, sot feston datëlindjen e saj të 4-të.

Me këtë rast reperi i njohur së bashku me bashkëshorten Gresën, kanë organizuar një festë për të voglën e tyre.

Gresa ka publikuar disa imazhe nga festa dhe dhuratat që mori Eva nga familjarët dhe miqtë e saj, shkruan rtv21.tv

Nuk kanë munguar as urimet nga të dy prindërit, të cilët e uruan Evën për shëndet, lumturi e jetë të gjatë.

 

View this post on Instagram

 

Urime Ditlindjen zemra e babit. Ishalla je me shendet, e lumturi gjate gjith’ jetes. #Eva4 ❤️

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson) on

Kujtojmë se ndër këngët më të suksesshme të Lyrical Son është “Menemadhe”, në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Mc Kreshën. Videoklipi i kësaj kënge ka arritur të klikohet mbi 40 milionë herë në kanalin YouTube./21Media