Lyrical Son me urim të veçantë për gruan

Lyrical Son me urim të veçantë për gruan

Rep artisti i njohur shqiptar Lyrical Son, është aktiv në rrjete sociale ku përveç fotografive të koncerteve që mban, ai poston foto edhe me familje.

Kurse, me postimin e fundit të bërë në Instagram, reperi i ka uruar gruas së tij, Gresës ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast ai e falënderoi Gresën për punën e palodhshme që ajo e bën për familjen.

Kjo eshte ditlindja’ e 8 e jotja qe e festojm’ bashk. Sa here qe vjen kjo dit’ m’kap nifar panike, se kurr nuk e di a muna me ta bo ndonje dhurat qe tpakten qe ne shenje mirenjohje e shperblen 10% punen tane te palodhshme qe e ben per femijet tone edhe per neve dyve. Ur a super MoM and super Wife. Urime 28-tshi zemer, Te don gjithmone iKuqi“, ka shkruar reperi në Instagram.

Lyrical Son është i martuar me Gresa Krasniqin që nga gushti i vitit të 2014 dhe kanë dy vajza: Evën dhe Erikën./21Media