Naim Derguti, tregon sfidat e punës si konduktor

Naim Derguti, tregon sfidat e punës si konduktor

“Më falni a është e lirë” – sa herë që e dëgjojmë këtë shprehje na shkon mendja te udhëtimet me autobus ,shumica nga ne të paktën një herë kemi udhëtuar me autobus,por studentët janë ata që më shumti udhëtojnë ndoshta edhe për shkak të çmimeve më të volitshme.

Si çdo punë edhe puna e konduktorit ka sfidat dhe kënaqësitë e veta e këtë më së miri na tregon Naim Dërguti nga Ferizaj i cili që 8 vjet e bënë këtë punë.

“Më falni a ështe e lirë” , “N’sa nisesh , “Edhe sa mbërrijmë” “A ka mundësi me vozit ma shpejtë se kam provim,ligjërata,punë” janë këto shprehjet më të shpeshta që Naimit ia bëjnë gjatë udhëtimit.
Ai ka treguar se më shumti zakonisht i bie të punoj në destincionin Ferizaj-Prishtinë.E për ata që janë kurioz të dinë sa sa shpesh ndalet autobusi gjatë rrugës ai ka treguar se afërsisht ndalet 18 herë, shkruan rtv21.tv
Cilat janë sfidat e punës tuaj?

“Natyrisht se çdo profesion i ka sfidat e veta, çdo sfidë është e mirseardhur sepse njeri sa të punon e jeton edhe mëson gjëra të reja.Duhet të kesh forcë që ta zgjidhesh situatën dhe të tejkalosh probleme që të shfaqen para vetes” ka thënë ai.
Cilat janë të mirat e punës që bëni ?
“Të mirat e punës janë nga më të ndryshmet dhe shumë herë të sjellin edhe atraktivitet sepse kur ballafaqohesh çdo ditë me udhëtarë krijon edhe një përshtypje të një regjimi të punës, gjithashtu edhe respekt të ndërsjellt në relacionin mes meje dhe udhëtarit .Të mirat janë të shumta por mos të harrojmë se profesioni ndonjëherë të sjell edhe zhgënjime se ka një numër mos të them 1 për qind që dinë ndonjëherë të bëjnë edhe nervoz.” u shpreh ai.
Ai tha se kështu e ka puna,sipas tij nuk do të ishin të mirat e punës kur nuk ke stres, ndonjëherë ngritje të temperamentit çoftë me apo pa arsye.
Për këto vite jeni konduktor qka keni mësuar nga kjo punë ?
“Puna është si një lloj regjimi ushtarak sepse e ka orarin e përcaktuar dhe duhesh t’i përmbahesh me përpikëri .Nga profesioni im kam mësuar shumë që janë të panumërta dhe sigurisht do të jenë shumë nëse fillojë tani t’i rreshtoj njëra pas tjetrës .Të jam modest kam krijuar respekt me udhëtarët sigurisht edhe unë ndaj tyre për gjatë gjithë këtyre viteve që kam përvojë pune. Besomëni se shumë herë më duket vetja jam më i ri se sa kur kisha nisë këtë profesion sepse udhëtarët janë shumë korrekt sepse buzëqeshja korrektësia e tyre të bëjnë të dukesh vazhdimisht më i relaksuar” ka thënë Naimi.

A mund t’i ndani me ne disa nga rastet më interesante që i mbani mend?

“Kur dy persona për herë të parë kane hipur në autobus në katin e dytë dhe kur i ka ardhur koha për të zbritur ata kanë shkuar përpara dhe i kanë thënë udhëtarit që ka qenë në ulësen e parë se duan të zbrezin duke menduar që edhe në katin e dytë ka shofer.Ky është njëri nga rastet”.

“Rasti tjetër është kur një fëmijë 6 vjeçar kishte hipur në autobus paditur se ku po shkon dhe une kam menduar që është me një grua por ajo më tha se nuk ishte me të.Në ato momente po e pyes djalin se ‘kush të ka hpiur në bus ai nuk dinte të më tregoj as emrin e vet e as te prindërve. E kam marrë afër vetes dhe nuk e kam lënë të zbres askund. Më vonë mora vesh se prindërit kishin shkuar në stacionin e Policisë dhe e kishin lajmëruar që djali tyre ka humbur.Sapo kemi arritur në Ferizaj shkuam bashkë me 6 vjeçarin në Stacionin e Policisë dhe aty pamë prindërit e fëmijut të cilët kur e panë djalin e tyre filluar të qajnë nga gëzimi .Ata më falëndëruan dhe treguan se djali i tyre kishte qenë me të meta mendore.Këtë rast nuk mund ta harroj deri sa të jem gjallë” ka treguar ai.

Në fund Naimi ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar të punoj diqka tjetër sepse sipas tij këtë punëe bën me shumë dëshire dhe vullnet./21Media