"E ardhmja e Ballkanit Përendimor  duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian"

“E ardhmja e Ballkanit Përendimor  duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian”

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas deklaroi sot se Gjermania angazhohet për një rifillim të shpejtë të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të lejonte pranimin në BE.

Maas përsëriti qëndrimin e Berlinit zyrtar se shkëmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.

I pyetur se si i sheh “alternativa për integrimin në BE”, siç është mini-Shëngeni, Maas tha se Gjermania nuk sheh asnjë alternative për procesin e pranimit.

Ai gjithashtu tha se ishte më se e qartë për Gjermaninë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës.

“E ardhmja e tyre duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian.”, porositi diplomati gjerman.