MBA Moscow 90:58 Mabetex Prishtina

MBA Moscow 90:58 Mabetex Prishtina

Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Mabetex Prishtina debutoi në garat e FIBA Euro Cup Women.

Vashat prishtinase janë mundur në udhëtim nga skuadra ruse, MBA Moscow me rezultat 90:58.

Kjo ishte ndeshja e parë në këto gara për basketbollistet e Prishtinës. Vashat prishtinase kanë dhënë maksimumin, derisa fituan çerekun e katërt 16:20.

Danisha Shaw kishte 16 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime, derisa u dalluan edhe Irma Konjusha me 14 pikë dhe Nyilah Myers me 13-të. Te skuadra ruse u dalluan Anastasia Logunova me 19 pikë dhe 12 kërcime dhe Elizaveta Komarova me 20 pikë.

Mabetex Prishtina ndeshjen e parë në shtëpi do ta ketë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.

Më 31 tetor e pret Beshiktashin, si dhe më pas e pret MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit. Dy ekipet e para kualifikohen tutje./21Media