Java e tetë e Superligës së femrave në basketboll

Java e tetë e Superligës së femrave në basketboll

Mabetex Prishtina ka zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës me rezultat 84:37 e cila doli fituese nga lojë. Ndeshja është zhvilluar në kuadër të javës së tetë të Superligës së femrave.

Mabetex nga Prishtina kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse Trepça nga Mitrovica kanë dy fitore dhe gjashtë humbje.

Po ashtu Penza ka fituar kundër Vëllaznimit  me rezultat 77:62, duke shënuar fitoren e gjashtë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse vashat kuqezi kanë tetë humbje nga po aq ndeshje.

Takimi i fundit do të zhvillohet sot nga ora 12:00 ndërmjet Kastriotit dhe Bashkimit./21Media