Mabetex Prishtina pëson humbje e pestë

Mabetex Prishtina pëson humbje e pestë

Mabetex Prishtina ka pësuar humbjen e pestë në FIBA EuroCup Women në pesë ndeshje të zhvilluara. Prishtinaset të mërkurën janë mundur në Rusi nga skuadra Sparta & K M. R. Vidnoje me rezultat 115:42 (25:12, 43:12, 22:8, 25:10).

Në fakt skuadrave vendase ka qenë më e mirë nga fillimi, derisa kujtojmë se kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova merr pjesë në FIBA EuroCup Women.

Daria Kurilchuk ishte më e mira te skuadra ruse me 30 pikë, kurse te skuadra prishtinase u dalluan Nyilah Myers me 13 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Marigona Rushiti me nëntë pikë.

Ndeshjen e fundit Mabetex Prishtina do ta ketë si mysafir ndaj Beshiktashit, duke përmbyllur garat evropiane.