Një mace e jashtëzakonshme

Një mace e jashtëzakonshme

Kafshët shtëpiake nuk janë thjesht krijesa të lezetshme dhe me gëzof, të cilat i mbajmë të duken bukur rreth shtëpisë. Ato kanë aftësinë të bëhen miq, madje edhe shpëtimtarë.

Merrni për shembull këtë kotele që shpëtoi jetën e një vogëlusheje!

Kohët e fundit, një video u bë virale në internet duke treguar diçka që nuk e shihni shumë shpesh, transmeton rtv21.tv.

E marrë nga kamera e sigurisë, video kapi një fëmijë duke luajtur në tokë pranë krevatit të saj. Menjëherë pranë saj, në divan, një mace po vëzhgonte çdo lëvizje të fëmijës. Dhe pastaj video tregon arsyen pse askush nuk duhet t’i lërë fëmijët e tyre në një mjedis të pasigurt, fëmija filloi të zvarritet përpara drejt derës së hapur e cila çoi në shkallë.

Por macja veproi shpejt dhe e ndërpreu fëmijën duke luajtur me të./21Media