Reagimi i Macron

Reagimi i Macron

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris. Sipas raportimit të BBC, shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Përmes një postimi në Twitter, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron,  ka thënë se ndihet i trishtuar teksa sheh të djegur katedralen Notre Dame.

“Notre Dame është në flakë, ndaj dhembjen me gjithë francezët dhe katolikët si dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Jam i trishtuar teksa e shoh këtë pjesë të djegur”, ka shkruar Macron në Twitter./21Media