Marcon flet për raportet mes Trump dhe Putin

Marcon flet për raportet mes Trump dhe Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të hapjes dhe tolerancës, por izolimi i tyre nga Evropa do të ishte kundërproduktiv.

“Nëse vendosni vetëm t’i shtyni ata nga Evropa dhe vlerat tona, duke thënë ‘po tradhtoni vlerat tona’, ju i humbni ato,” i tha ai  për BBC.

Shumë njerëz i shohin udhëheqësit amerikanë dhe rusë si rezistentë ndaj vlerave liberale “elitare”.

Macron këto deklarata i dha  në Abu Dhabi, në  habjen e Muzeumi të Ri të Luvrit.

Ai e quajti atë një simbol të tolerancës dhe diversitetit në rajon.

“Ne jemi në epiqendrën e një sërë konfliktesh dhe beteje brenda botës muslimane”, tha ai në një intervistë në fundjavë. “Është shumë e rëndësishme për mua që të mbështes ata që mbrojnë një Islam të hapur”./21Media