Macron pas valës së protestave në Francë organizon takim

Në përpjekje për të “shuar” javët e trazirave

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takohet mëngjesin e sotëm me sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, në përpjekje për të “shuar” javët e trazirave në Paris dhe qytete të tjera.

Takimi i së hënës vjen përpara një adresimi televiziv gjatë mbrëmjes, ku Macron pritet të njoftojë për qytetarët masat për tejkalimin e kësaj situate.

Franca kaloi katër fundjava protestash të dhunshme kundër rritjes së taksave të karburantit, kostove të jetesës dhe çështjeve të tjera.

Rreth 136 mijë protestues “jelekë të verdhë” dolën në rrugë të shtunën. Më shumë se 1 mijë e 200 u morën në paraburgim.

Kryeqyteti i Francës, Parisi, ishte veçanërisht i goditur rëndë, me dritare të thyera, makina të djegura dhe dyqane të plaçkitura, pasi 10 mijë vetë morën pjesë në demonstrata.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire, e përshkroi situatën si një “katastrofë për bizneset” dhe ekonominë./21Media

Back to top button