Ai përgëzoi sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e e një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit

Ai përgëzoi sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e e një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit

Presidenti i Francës, Emanuel Macron sot në deklaratë pas samitit të Bashkimit Evropian tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ndërmarrë shumë reforma, por nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

Ai përgëzoi Maqedoninë e Veriut për arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin shumë reforma. Dua të përgëzoj sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e e një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Përparimet janë bërë, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka probleme të jashtëzakonshme sidomos me çështjen e emigracionit të paligjshëm”, deklaroi presidenti francez, Emanuel Macron./TV21