Macron përshëndet marrëveshjen e arritur ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve

Rajoy: Greqia duhet të respektojë angazhimet e saj

Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti marrëveshjen e arritur deri në këtë fazë mes Greqisë dhe kreditorëve të saj për të parandaluar një krizë të re për Athinën.

Ai gjatë një konference shtypi me kreun e qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy në Elize, tha se është e rëndësishme të ketë marrëveshje për të mbështetur Greqinë në reformat që po përmbush, të cilat mendohen se si mjaft të vështira.

Nga ana e tij, kryeministri spanjoll tha se Greqia duhet të respektojë angazhimet e saj.

“Kam besim se ajo po bën përpjekje të mëdha në këtë drejtim, se po punon mirë”, tha Rajoy.

Pas disa javë mosmarrëveshje dhe vonesa të përsëritura, kreditorët e Greqisë, eurozona dhe FMN-ja ranë dakord në lidhje me akordimin e fondit për Athinën, duke mënjanuar mundësinë e një krize të re.

Back to top button