Macron premton mbështetje për nisjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin

Macron jep mbështetje nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian janë pozitive

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se do të mbështesë nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok për Tiranën dhe Shkupin, nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian (KE) që pritet të publikohet në mars për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë pozitive.

Komentet e Macronit gjatë Konferencës për Siguri në Mynih, duket se po i japin fund bllokadës që këto dy vende të Ballkanit të lëvizin drejt anëtarësimit në BE dhe njëkohësisht dërgon sinjale për aleatët në BE se Franca ende mbështetë procesin e zgjerimit të bllokut me anëtarë të rinj.

Ne po presim për raportin që del në muajin mars… varësisht, nëse rezultatet janë pozitive dhe ka besim, atëherë ne do të jemi në pozitë që të hapim negociatat”, tha Macron gjatë konferencës në Mynih. /21Media 

Back to top button