Macron tha se duhet të ndihmohet Britania

Macron tha se duhet të ndihmohet Britania

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të takohet më presidentin francez, Emmanuel Macron, disa orë pasi ky i fundit insistoi se rihapja e negociatave për Brexit nuk është opsion.

“Ne duhet të ndihmojmë britanikët të merren me këtë krizën e brendshme demokratike, por nuk duhet të jemi peng të saj dhe as ta eksportojmë atë”, tha Macron.

Të mëkurën kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se tani e rëndësishme është që Mbretëria e Bashkuar të gjejë një plan që mund të funksionojë.

Johnson ka thënë se marrëveshja mund të arrihet nëse ka mjaftueshëm durim.