Macron uron Ramën: Shqipëria shumë pranë BE-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Në urimin e tij, shefi i Elizesë vlerëson ecurinë e vendit tonë dhe ndalet veçanërisht tek reforma në drejtësi.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara, që afron shumë me Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Macron.

Presidenti francez shpreh gjithashtu mirënjohjen për rëndësinë, që sipas tij, vendi ynë i kushton Francës.

“Jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, thotë Macron.

Back to top button