Macron zotohet për një fillim të ri

Presidenti i ri francez u zotua për një BE të reformuar gjatë kohës sa do të jetë në detyrë

Emmanuel Macron ka premtuar se do përmirësojë gjendjen globale të Francës, pasi u përurua si presidenti më i ri i vendit në moshën 39 vjeç.

Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, ai tha se presidenca nën udhëheqjen e tij do t’i “japë francezëve forcën për të besuar në veten e tyre”.

Ai u zotua për një BE të reformuar gjatë kohës sa do të jetë në detyrë.

Macron pason presidentin e deritanishëm François Hollande, mandati pesë vjeçar i të cilit u shënua me shifra të larta të papunësisë.

Z. Macron u shpall president i ri i Francës një javë pas fitores së tij të zjarrtë ndaj Marine Le Pen me 66% të votave.

Back to top button