Albright më 12 qershor feston në Kosovë

Albright më 12 qershor feston në Kosovë

Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së më 12 qershor. Për shënimin e dekadës së dytë, Kosova do të festojë bashkë me miqtë dhe aleatët me të cilët ndanë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë.

Pikërisht në shënimin e kësaj dite në Kosovë do të vijë ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

“Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë“, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ.

Sipas këshillit, tubimi qendror do të mbahet në sheshin “Skëndërbeu”, duke filluar nga ora 11:00./21Media