Këngëtarja po përballet me probleme shëndetësore

Këngëtarja po përballet me probleme shëndetësore

Madonna po ndjek urdhërat e mjekëve dhe anuloi disa nga data të turneut të saj “Madame X”. Ishte paralajmëruar që turneu i saj “Madame X” do të mbahej nga e shtuna deri të hënën në teatrin Wang – në Boston. Por këto data u anuluan dhe rimbursimet janë duke u ofruar, sipas një njoftimi të postuar në faqen e vendngjarjes.

Maddona po ashtu shprehu keqardhje përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve. Koncertet më japin kënaqësi, ndërsa kur i anuloj ato një lloj ndëshkimi për mua, por dhimbja është e tepërt dhe më duhet të pushojë dhe të ndjek këshillat e mjekëve, kështu që mund të kthehem e fuqishme dhe më mirë dhe mund ta vazhdojë turneun “Madame X” së bashku me gjithë ju”, shkroi ajo në Instagram, transmeton rtv21.tv

Në tetor, ajo shtyu një koncert në New York për shkak të dëmtimit të gjurit./21Media