Ajo pati një performancë e paraqitje skenike të mahnitshme

Ajo pati një performancë e paraqitje skenike të mahnitshme

Këngëtarja e mirënjohur, Madonna rifilloi turneun “Madame X” në Londër, pasi anuloi datat në Portugali dhe Britani të Madhe për shkak se ajo e kishte lënduar gjurin.

Përkundër moshës, ajo pati një performancë e paraqitje skenike të mahnitshme me mbi dy orë e gjysmë.

Turneu i saj në Amerikë dhe Evropë është paraparë të zgjasë 93 ditë, megjithëse ylli  botëror e ka problem t’i plotësojë të gjitha kërkesat për shkak të moshës së shtyrë. transmeton rtv21.tv

Turneu “Madame X” filloi në shtator të vitit të kaluar, mirëpo më pas nisën anulimet dhe deri më tani ka anuluar disa performanca. /21Media