Madrid do ta shesin njërin nga sulmuesit

Menaxhmenti i klubit nga kryeqyteti Real Madrid nuk janë të kënaqur me paraqitjet e fazës sulmuese të klubit

Faza ofanzive e njohur si BBC, e përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo nuk janë një treshe e kënaqshme për klubin, andaj njëri nga të tre me shumë gjasë do të shitet gjatë verës, shkruan rtv21.tv.

Bordi i klubit kërkojnë që të rifreskojnë klubin në përgjithësi dhe fazën ofanzive në veçanti, dhe ndeshjet e fundit i kanë bindur ata se një ndryshim është i pashmangshëm./21Media

Back to top button