Real Madrid janë të përgatitur për të shitur yllin e tyre Gareth Bale

Real Madrid janë të përgatitur për të shitur yllin e tyre Gareth Bale

Ata kërkojnë që të rikthejnë 100 milionë eurot që shpenzuan për uellsianin 4 vite më herët.

Bale u bashkua me Real Madrid-in në vitin 2013 për një shumë rekorde asokohe, dhe ka qenë një figurë influenciale gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu.

Megjithatë lëndimet e tij e kanë lënë duke luftuar për të ardhmen e tij në Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane duke u ndjerë se nuk mund të llogarisë në të për pjesën e tretë të sezonit, shkruan rtv21.tv.

Presidenti i Real Madrid-it Florentino Perez mund të pranojë largimin e anësorit për çmimin e duhur, me Manchester United si të interesuar tani për një kohë të gjatë./21Media