Madrid 2:0 Granada

Madrid 2:0 Granada

Eden Hazard shënoi golin e tij të parë për Real Madrid, në fitoren e liderëve e La Ligas kundër Granadas, me rezultat 4-2.

Ishte Benzema ai i cili e shënoi golin e parë për Real Madridin vetëm dy minuta pas fillimit të lojës. Në pjesën e dytë Hazard, dyfishoi shifrat (46’), ndërsa Luka Modric (61’) dhe Rodriguez (92’), po ashtu shënuan nga një gol secili.

Granada u mundua ta kthente rezultatin por dy gola nga Machis (69’) dhe Duarte (77’) nuk ishin të mjaftueshëm kundër skuadrës madrilene.

Real Madrid kryeson La Ligën, me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Granda gjendet në vendin e dytë me katër pikë më pak./21Media