Maguire, mbrojtësi më i paguar

Maguire, mbrojtësi më i paguar

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire ka kërkuar nga adhuruesit që të mos gjykohet.

Maguire u transferuar këtë verë në “Old Trafford”, për 85 milionë euro nga Leicester City, duke u bërë mbrojtësi më i paguar në histori të futbollit.

Anglezi ka thënë se ka kontratë të gjatë me klubin anglez dhe duhet të gjykohet kur t’i përfundoj kontrata.

Është kontratë e gjatë, kjo është kryesorja. Pas pesë ose gjashtë vjetëve, duhet të me gjykoni nëse kam pasur sukses në klub ose jo. Besoj që në vitet e ardhshme shumë gjëra të mira do të ndodhin. Duhet të përmirësohemi si klub, jo si individ. Besoj që nëse përmirësohemi si klub, do të ketë efekt edhe tek unë”, deklaroi Maguire.

United këtë sezon është në vendin e 12-të me 9 pikë të grumbulluar në tetë ndeshjet e zhvilluara.