Soskjaer beson se Maguire është lideri i duhur

Soskjaer beson se Maguire është lideri i duhur

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, tha se qendërmbrojtësi, Harry Maguire mund të jetë kapiten në të ardhmen.

Anglezi u transferua këtë verë nga Leicester City për 80 milionë euro dhe ka luajtur mjaftë mirë gjatë këtij sezoni.

Tekniku norvegjez beson që Maguire është lideri i duhur.

“Mund të bëhet në të ardhmen kapiten. Në fushë është lider. Jashtë fushe është profesionist. Jam i kënaqur me paratë që kam shpenzuar në të”, deklaroi ai.