Muzikën e këngës e ka bërë Mahmut Ferati

Muzikën e këngës e ka bërë Mahmut Ferati

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati ka publikuar këngën e re. Kënga titullohet “Shpijat me pleq”, e cila është publikuar dje, shkruan rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Abaz Selmani, për muzikën është përkujdesur Mahmut Ferati, ndërsa realizimin e ka bërë RedMediaKS .

Kujtojmë që projekti paraprak i këngëtarit është bashkëpunimi me Shaqir Cërvadikun “Vokrri n’zemrat tona”, i cili është publikuar më 17 mars. Ky projekt i është kushtuar ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrrit. Vlen të ceket se një pjesë e klipit është xhiruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./21Media